Data e Publikimit 20.12.2017
Projekti ASSET dhe LuxDev KSV/015 kanë për qëllim zhvillimin e shkathtësive të jetës dhe punës tek të rinjtë Kosovarë të cilët mund të ndikojnë pozitivisht në ekonominë dhe shoqërinë e Kosovës. Bashkëpunimi do të përfshijë mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në zbatimin e fushës Jeta dhe Puna të kurrikulës së Kosovës, duke përfshirë më tej krijimin e portalit për zhvillimin në karrierë, Busulla.com; hartimin e kurseve të trajnimit në fushën Jeta dhe Puna; hartimin e materialeve udhëzuese për mësimdhënës dhe nxënës; sigurimin e pajisjeve për shkolla të cilat e ndihmojnë zbatimin e fushës kurrikulare Jeta dhe Puna; promovimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit në mes shkollave dhe bizneseve.